Zhvillimi historik
Norvegjia ka një traditë të gjatë, kur është fjala për shkollë dhe arsimin. Në shekullin e 17-të, situata ekonomike në vend ishte shumë e keqe. Megjithatë, arsimi është vlerësuar si shumë i rëndësishëm, ashtu që u vendos që të gjithë fëmijët duhet të shkojnë në shkollë, dhe se shteti duhet të paguajë për këtë.
- Qysh në gjysmën e parë të shekullit të 17-të u vendos shkollimi i detyrueshëm, shkollimi falas për të gjithë fëmijët, si për djem ashtu edhe për vajza. Ideja ishte që të gjithë të mësojnë për të lexuar, në mënyrë që ata të mund të lexojnë Biblën. Gjithashtu, të gjithë do të mësonin për krishtërimin.
- Në atë kohë nuk ishte e zakonshme për të shkuar në shkollë çdo ditë. Shumë fëmijë shkonin në shkollë çdo të dytën ditë, apo vetëm disa javë në vit.
- Pas një kohe u futën disa lëndë në shkollë. Të shkruarit, matematika dhe të kënduarit ishin për shembull lëndët e detyrueshme në fillim të shekullit 18-të.
- Në vitin 1936 u vendos që të gjithë fëmijët duhej të shkonin, të paktën, shtatë vjet në shkollë. Që nga viti 1997 egziston shkollimi i detyrueshëm dhjetëvjecarë.
- Politikanët në Parlament miratojnë të gjitha programet mësimore që përdoren nëpër shkolla të ndryshme. Në këtë mënyrë përmbajtja në shkollë bëhet mjaft e ngjashme në tërë vendin.