Historia, gjeografia dhe mënyra e jetesës

Shkurtimisht për historinë e Norvegjisë

 

Vikingskip

Koha e vikingëve

Periudhën prej vitit 800 deri në vitin 1050 e quajmë koha e vikingëve. Në fillim të kohës së vikingëve, Norvegjia nuk ishte një shtet, por përbëhej nga shumë vende të vogla. Secili vend kishte mbretin e tyre. Në vitin, 872, vikingu Harald Hårfagre (Horfagre) u bë mbreti i tërë Norvegjisë. Shumë viking udhëtuan në vende të tjera. Disa viking ishin tregtarë dhe blinin e shisnin mallra, kurse të tjerët ishin luftëtarë, që plaçkitnin dhe vrisnin. Kur flasim sot për vikingët, ne shpesh mendojmë për luftëtarët. Krishterimi hyri në Norvegji në shekullin e 10-të. Krishterimi zëvëndësoj besimin e vjetër skandinav në perëndi (besimi norrøn). Borgund stavkirke

Unioni (Bashkimi) midis Danimarkës dhe Norvegjisë

Gjatë shekullit të 13-të, Danimarka ka marr gjithnjë ndikim më të madh mbi Norvegjinë, dhe nga viti 1397 Norvegjia ishte në union me Danimarkën dhe Suedinë. Unioni kishte një mbret të përbashkët. Pas një periudhe, Suedia u tërhoq jashtë unionit, kurse unioni midis Danimarkës dhe Norvegjisë zgjati deri në vitin 1814. Politika qeverisej nga Danimarka. Kopenhaga ishte qendra kulturore e unionit dhe norvegjezët lexonin dhe shkruanin në danisht. Bujqit norvegjezë kanë paguar taksa te mbreti në Kopenhagë.

Shpërbërja e unionit dhe unioni i ri

Eidsvoll 1814 - © Stortingsarkivet/ foto: Teigens fotoatelier as Vitit 1814 është një vit i rëndësishëm në historinë e Norvegjisë. Më 17 maj të këtij viti, Norvegjia nxori kushtetutën e vet. Në fillim të shekullit 18-të kishte shumë luftëra në Evropë. Ishte ndër të tjera, një luftë e madhe në mes Anglisë nga njëra anë dhe Francës nga ana tjetër. Danimarka-Norvegjia qëndruan në anën e Francës, dhe kur Franca humbi luftën, mbreti danez u detyrua të heq dorë nga Norvegjia, dhe t`ia dorëzoj Norvegjinë Suedisë, e cila kishte qëndruar në anën e Anglisë. IMë 1814, unioni midis Danimarkës dhe Norvegjisë u shpërbë. Disa norvegjezë shpresuan se Norvegjia do të bëhet shtet i pavarur pas shpërbërjes së unionit, dhe disa njerëz të fuqishëm u mblodhën në Eidsvold, në prefekturën Akershus. Ndër të tjera, ata do të shkruajnë një kushtetutë për Norvegjinë e pavarur. Megjithatë, Norvegjia u detyrua të hyj në union me Suedinë, dhe në nëntor të vitit 1814, faktikisht u bë unioni ndërmjet Suedisë dhe Norvegjisë. Unioni me Suedinë ishte më i brisht se unioni i mëparshëm me Danimarkën. Norvegjia e mbajti kushtetutën e vet me disa modifikime. Gjithashtu Norvegjia kishte autonomi të brendshme. Politika e jashtme u qeveris nga Suedia. Mbreti i të dy vendeve ishte suedez. Eidsvollsbygningen

Romantizmi kombëtar dhe identiteti norvegjez

Brudeferd i Hardanger (Hans Gude & Adolph Tidemand, © Nasjonalmuseet for kunst, arkitektur og design) Në Evropë, rreth mesit të shekullit të 18-të, u zhvillua një drejtim në art dhe kulturë të cilën e quajmë romantizmi kombëtar. Ishte e rëndësishme të theksohen karakteristikat kombëtare, dhe për ti paraqitur ato më të mira dhe më të bukura. Në Norvegji, sidomos pamjet e bukura të natyrës janë theksuar, dhe fshati si shoqëri u konsiderua si “tipike norvegjeze”. Romantizmi kombëtar është shprehur në letërsi, në artet pamore dhe në muzikë. Në këtë kohë norvegjezët gjithnjë e më shumë u bënë të vetëdijshëm për identitetin e tyre kombëtar. Tek shumica e të rriturve u zhvillua një krenari për të qenë norvegjez, dhe si pasojë e kësaj lindi një dëshirë e fortë që vendi duhej të bëhej i pavarur. Pas disa shekujve të unionit me Danimarkën, gjuha e shkruar në Norvegji ishte gjuha daneze. Gjuhën e shkruar që ne e njohim sot, si Bokmål (bukmoll), është një zhvillim i mëtejshëm i kësaj gjuhe. Në periudhën e romantizmit kombëtar, ishin shumë që mendonin se norvegjezët duhet të kenë një gjuhë të shkruar e që nuk vjen nga gjuha daneze. Prandaj, gjuhëtari Ivar Aasen udhëtoi në tërë Norvegjinë dhe mblidhte shembuj të gjuhës nga dialektet e ndryshme. Nga këta shembuj ai bëri një gjuhë të re të shkruar, nynorsk (gjuha e re norvegjeze).Si Nynorsk e poashtu edhe Bokmål janë zhvilluar në masë të madhe që nga shekulli 18-të, por Norvegjia ende ka dy variante zyrtare të gjuhës norvegjeze, përveç atyre lapone (sameze) dhe kvene (populli kven).

Industrializimi i Norvegjisë

Fabrikkarbeidere 1880, (Oslo Museum, fotograf: Per Adolf Thorén) Në mesin e shekullit 18-të rreth 70 për qind e popullsisë së Norvegjisë kanë jetuar në zonat rurale. Ata kryesisht punonin me bujqësi dhe peshkim. Jeta ishte e vështirë për shumicën. Popullsia u rrit dhe nuk kishte tokë e as punë të mjaftueshme për të gjithë. Njëkohësisht ndodhën ndryshime në qytete. Gjithnjë e më shumë fabrika filluan punën, dhe shumë njerëz u zhvendosën nga fshatrat drejt qyteteve për të gjetur punë. Jeta në qytet ishte e vështirë për shumë familje punëtorësh. Ditët e punës ishin të gjata dhe kushtet e banimit ishin të vështira. Familjet shpesh kishin shumë fëmijë dhe nuk ishte e pazakontë për disa familje, të jetonin së bashku në një banesë të vogël. Që familja të mbijetonte shumë fëmijë, gjithashtu, është dashur të punojnë në fabrika. Në periudhën mes vitit 1850 dhe 1920, kanë emigruar në Amerikë, më shumë se 800 000 norvegjez.

Një shtet i lirë dhe i pavarur

Më 1905 unioni me Suedinë shpërbëhet. Që herët kishte një mosmarrëveshje politike ndërmjet Parlamentit norvegjez dhe mbretit të Suedisë, dhe në fillim të shekullit të 19-të kishte shumë e më shumë që mendonin se, Norvegjia duhet të jetë një vend i lirë dhe i pavarur. Më 7 qershor 1905 Parlamenti shpalli se mbreti suedez nuk ishte më mbret i Norvegjisë dhe se unioni me Suedinë u shpërbë. Reagimet në Suedi ishin të ashpra, dhe gati shpërtheu një luftë në mes Norvegjisë dhe Suedisë. Nëpërmjet dy referendumeve në të njëjtin vit, u vendos që unioni me Suedinë të shpërbëhet, dhe se shteti i ri i Norvegjisë do të jetë një monarki. Princi danez Karl u zgjodh si mbreti i ri i Norvegjisë. Ai e mori emrin mbretëror norvegjez Haakon. Mbreti Haakon i 7-të ishte mbret i Norvegjisë nga viti 1905 deri në vdekjen e tij në vitin 1957.

Gjysma e parë e shekullit 19-të

Vannkraftverk Në fund të shekullit 18-të, Norvegjia filloj të shfrytëzoj hidrocentralet për të prodhuar energji elektrike. Si rezultat i kësaj, ishin themeluar disa ndërmarrje industriale. Nevoja për fuqi punëtore u rrit dhe qytetet vazhduan të rriten. Një ligj i veçantë siguroi që hidrocentralet të ndërtohen nga personat privat, ndërsa burimi/pasuria ujore e hidrocentralit mbeti në pronësi shtetërore. Në periudhën e viteve 1914-1918 zhvillohet lufta e parë botërore në Evropë. Norvegjia nuk ishte e përfshirë në mënyrë aktive në këtë luftë, por pasojat ekonomike ishin të dukshme edhe këtu. Në vitet e 1930-ta ka pasur kriza ekonomike në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Shumë humbën punët dhe shtëpitë e tyre. Edhe pse situata në Norvegji nuk ishte aq e keqe sikurse që ishte në shumë vende tjera, megjithatë, këtu kemi të bëjmë me “vitet e ’30-ta të vështira.”

Lufta e dytë botërore 1938/1939 -1945

Stortinget med tysk banner 1940-45, (Oslo Museum, ukjent fotograf) Lufta e dytë botërore filloi në shtator të vitit 1939, kur Gjermania pushtoi Poloninë. Norvegjia u pushtua nga trupat gjermane më 9 prill 1940. .Luftimet në Norvegji zgjatën vetëm disa ditë para se Norvegjia kapituloi. Mbreti dhe qeveria ikën në Angli dhe vazhduan luftën për një Norvegji të lirë nga egzili. Norvegjia sundohej më pas nga një progjerman, e jo nga të zgjedhurit në mënyrë demokratike, qeveria e udhëhequr nga Vidkun Quisling. … kundër forcave pushtuese (dhe jo duke përdorur fuqia sunduese) Edhe pse nuk kishte shumë luftëra të drejtpërdrejta që u zhvilluan në tokën norvegjeze, ka pasur disa grupe të rezistencës që ndërmorën sabotime, i botonin gazetat ilegale dhe organizuan mosbindje civile dhe rezistencë pasive kundër pushtimit gjerman. Shumica e atyre që kanë marrë pjesë në grupet e rezistencës, u detyruan të largohen nga vendi. Rreth 50 000 norvegjezë u shpërngulën në Suedi gjatë luftës së dytë botërore. Shumica e atyre që kanë marrë pjesë në grupet e rezistencës, u detyruan të largohen nga vendi. Rreth 50 000 norvegjezë u shpërngulën në Suedi gjatë luftës së dytë botërore. Rreth 9 500 norvegjezë kanë humbur jetën, si pasojë e luftës.

Norvegjia në kohën moderne

En oljeplattform Pas luftës vendi duhej përsëri të rindërtohej. Mungesa e mallrave ishte e madhe dhe nuk kishte objekte të mjaftueshme banimi për popullatën. Bashkëpunimi dhe solidariteti ishin të nevojshme, që rindërtimi të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur. Shteti rregullonte ekonominë dhe konsumin në mënyrë rigoroze. Menjëherë pas luftës, u krijuan Kombet e Bashkuara (OKB). Qëllimi kryesor i OKB-së është që të punojë për paqë dhe drejtësi në botë. Norvegjia ka qenë ndër vendet e para, që u bashkuan me organizatën në nëntor të vitit 1945. Pasluftës SHBA-të dhanë një ofertë të ndihmës financiare për vendet e Evropës. Kjo ndihmë financiare është e njohur si Plani Marshall, dhe parashtronte kërkesa ekonomike dhe politike për vendet marrëse të ndihmës. Norvegjia ka marrë rreth tre miliardë korona në mbështetje. Në vitin 1949 Norvegjia dhe njëmbëdhjetë shtete tjera nënshkruan Traktatin e oqeanit Atlantik. Kjo çoi në krijimin e organizatës së mbrojtjes të Atlantikut të Veriut, NATO. Marrëdhënia e ngushtë midis Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara ka vazhduar deri më sot. Në vitet 1950-ta dhe 1960-ta ekonomia në Norvegji ishte relativisht e mirë, dhe shteti vendosi reforma të shumta për t`iu dhënë qytetarëve jetë më të mirë. Në vitet e 60-ta, shumë kompani dëshironin për të hulumtuar për naftë dhe gaz rreth brigjeve të Norvegjisë. Ashtu si me hidrocentralet 50 vite më parë, burimet e naftës u ruajtën në pronësi shtetërore, kurse kompanitë private u lejuan për të blerë të drejtat për të hulumtuar, shpuar dhe nxjerrjen e naftës në zona të kufizuara, dhe për periudha të kufizuara. Në vitin 1969, për herë të parë u zbulua nafta në Detin e Veriut, dhe prej atëherë, Norvegjia është zhvilluar për t’u bërë një shtet me naftë. Norvegjia është sot një nga vendet në botë, që eksporton më së shumti naftë, dhe industria e naftës ka rëndësi të madhe për ekonominë norvegjeze. Gjithashtu, lëvizjet e mëdha të popullatës kanë pasur rëndësi të madhe për ngritjen e Norvegjisë moderne. Veçanërisht është lëvizja e punëtore dhe lëvizja e grave që ka qenë kryesore. Lëvizja punëtore në Norvegji ka rrënjët prapa në shekullin e 16-të, por u bë më e organizuar nga viti 1880, kur u bënë më shumë vende pune në industri. Nga vitet 1920-ta lëvizja morri më shumë ndikim. Lëvizja punëtore ka luftuar dhe përfituar kushte më të mira për punëtorët, duke përfshirë orarin më të shkurtër të punës, kushte më të mira të sigurisë në vendin e punës, sigurimin shëndetësor dhe të drejtën për mbështetje financiare për shkak të papunësisë. Lëvizja e grave ka luftuar për të drejtat e grave në shoqëri, barazinë gjinore dhe mundësi të barabarta për burrat dhe gratë. Gjithashu çështje të rëndësishme për lëvizjen e grave kanë qenë e drejta për shkurorëzim, e drejta për kontracepcion, e drejta e abortit dhe të drejtën e gruas për të vendosur për trupin e tyre. Sot është një e drejtë e barabartë për arsim dhe punë, për pronë dhe trashëgimi, në mjekësi dhe shëndet të mirë si për gra po ashtu edhe për burra.

Fakta

Norvegjia sot

Sot Norvegjia, është një demokraci moderne me mirëqenie të lartë sociale. Shumica e njerëzve në Norvegji kanë një ekonomi të mirë, dhe popullsia ka një nivel relativisht të lartë të arsimit. Si burrat po ashtu edhe gratë, marrin pjesë në punë. Shoqëria është e qeverisur nga një numër i ligjeve dhe marrëveshjeve që sigurojnë arsimimin e banorëve, kujdes shëndetësor dhe ndihmë ekonomike sipas nevojës.

Në dekadat e fundit ka ndodhur një zhvillim i shpejtë në teknologji dhe të fushën e kompjuterëve. Kjo gjithashtu ka pasur një rëndësi për shoqërinë norvegjeze. Kjo krijon më shumë vende pune, detyrat në vendin e punës ndryshohen, dhe jeta private e njerëzve po ashtu ndryshohet.

Gjatë disa dekadave të fundit Norvegjia është bërë një shoqëri shumë kulturore dhe e larmishme.

LØS OPPGAVENE