Shërbimet e ndryshme që imigrantët mund të kenë nevojë për to

Shërbimet e ndryshme që imigrantët mund të kenë nevojë për to

Ai që është i ri në Norvegji, shpesh ka kontakt me zyra dhe me instanca të ndryshme. Kjo vlen për shembull për Regjistrin kombëtar të popullsisë, Këtu do të shqyrtojmë nga afër disa nga këto rregulla. Është e rëndësishme të dini, se çfarë bëjnë zyrat e ndryshme, dhe si mund ti gjeni ato. Shumë formularë mund të merren nga interneti. Ju do të gjeni shumë informacione nga aktorët e ndryshëm në faqet e tyre. Çdo komunë ka faqen e vet me informacion për banorët e saj. “Mbushja e një formulari»

Administrata tatimore Administrata tatimore do të sigurojë që tatimet dhe taksat të paguhen. Nga zyra e tatimeve mund të porositni kartën e tatimit. Ju keni nevojë për këtë kur do të punoni ose merrni të ardhura të tjera që tatimohen. Shumica e shërbimeve të Administratës Tatimore mund të rregullohen përmes internetit: www.skatteetaten.no.

Regjistri kombëtar i popullsisë Regjistri kombëtar i popullatës është një pjesë e administratës tatimore. Ky është një regjistër shtetëror për të gjithë personat të cilët banojnë ose kanë banuar në Norvegji. Të gjithë ata që ndryshojnë adresën, duhet ta lajmërojnë për këtë regjistrin kombëtar të popullsisë, dhe atë brenda tetë ditëve pas zhvendosjes. Kjo mund të bëhet përmes internetit. Regjistri kombëtar i popullsisë është gjithashtu përgjegjës për ndryshimin e emrave dhe caktimin e numrave personal dhe D-numrit. Në rast martese është e detyrueshme paraqitja në Regjistrin kombëtar të popullsisë.

Nav Nav është një zyrë publike që ofron shërbime të ndryshme. Ndër tjerash Nav-i është përgjegjës për:

  • shtesat e fëmijëve
  • mbështetje ekonomike me para të gatshme (për fëmijët e moshës 1-3 vjeçare)
  • pagesa për pushim mjekësor
  • dagpenger
  • ndihmë ekonomike për shkak të papunësisë
  • pagesa për shkak të aftësisë së kufizuar/invaliditeti pension

Nav gjithashtu ofron shërbime për ata që nuk kanë punë. Shumë shkojnë në kurset që i paguan Nav-i. Qëllimi i këtyre kurseve është që pjesëmarrësit të hynë në punë.

E drejta për përkthyes Para se një imigrant të ketë mësuar mjaftueshëm gjuhën norvegjeze, mund të jetë e nevojshme për të përdorur një përkthyes. Punëtorët publik, si për shembull ata që janë të punsuar në Nav, në polici dhe në sistemin shëndetësorë, janë të detyruar të sigurojnë që informacioni dhe udhëzimet të jenë të kuptueshme. Prandaj imigranti ka të drejtë të ketë përkthyes, dhe është shteti ai i cili do të paguaj për këtë shërbim.