I gjithë populli në punë!

I gjithë populli në punë!

Është një synim që shumica e njerëzve të jenë të punësuar. Në Norvegji, shkalla e papunësisë është relativisht e ulët. Ju mund të lexoni më shumë rreth papunësisë në faqen e internetit të Qendrës së Statistikave Norvegjeze: www.ssb.no/arbeid-og-lonn?de=Arbeidsledighet.

  • Shteti mund të sigurojë mbështetje financiare për ndërmarrjet që kanë vështirësi për një kohë, me qëllim që ndërmarrja mos të falimentoj ose të mos e ulë numrin e punëtorëve.
  • Autoritetet mund të ndikojnë në të ardhurat e popullatës me anë të negociatave të pagave dhe politikës së kamatave.
  • Shteti mund të ulë taksat e ndërmarrjeve dhe tatimet.
  • Shteti mund të ndikojë punësimin në sektorin publik. Sot punojnë rreth 750 000 njerëz në këtë sektor.
  • Është e mundur për të reduktuar orët e punës ose uljen e moshës së pensionit.

Nav

Shteti shpenzon një shumë të madhe të të hollave përmes Nav-it për kurset e ndryshme të tregut të punës. Këto kurse do të ndihmojnë që pjesëmarrësit të kualifikohen për të gjetur punë. Përveç kësaj, pjesëmarrësit marrin ndihmë ekonomike për shkak të papunësisë ose mbështetje individuale kur ata të shkojnë në kurse të tilla. Nav mund të sigurojë subvencione të pagave. Kjo do të thotë se i ndajnë pagesat e pagës me një punëdhënës për një periudhë, në qoftë se kjo mund të bëjë që një kërkues i punës do të punësohet përherë ose përkohësisht. Nav bashkëpunojnë me shumë punëdhënës për një marrëveshje në jetën përfshirëse të punës (Marrëveshjes IA). Ideja prapa kësaj marrëveshje është që

  • shteti dhe punëdhënësi duhet të bëjnë më të lehtë për ata që janë në pushim mjekësor një periudhë të gjatë, që të kthehen në punë
  • shteti dhe punëdhënësi do të përgatitin vendin e punës ashtu që, ata që janë me aftësi të kufizuara, të mund të punojnë
  • punëtorët e moshuar të munden të jenë në gjendje për të punuar më gjatë

Të gjithë refugjatëve të sapo ardhur në Norvegji, ju ofrohet një program hyrës nga ana e komunës ku jetojnë. Ata që marrin pjesë në programin e hyrës, marrin mësimin e gjuhës norvegjeze dhe njohurive shoqërore falas. Shumë prej tyre janë në praktikë të gjuhës ose punë praktike në ndërmarrje të ndryshme gjatë programit. Qëllimi i programit hyrës është që pjesëmarrësit të kualifikohen për të gjetur një punë apo për të vazhduar shkollimin e tyre. Programi hyrës zakonisht zgjat dy vite me kohë të plotë, dhe pjesëmarrësit marrin mbështetje ekonomike(mbështetje ekonomike hyrëse) për të marrë pjesë në programin hyrës.

Ata të cilët kanë qenë të papunë për një kohë të gjatë, dhe të cilët janë të varur nga ndihma sociale, mund të ftohen të marrin pjesë në një program kualifikimi përmes Nav-it. Programi i kualifikimit do të ofrojë çdo pjesëmarrësi, mësimin e përshtatur dhe trajnim praktik të punës në mënyrë që ai ose ajo, më lehtë do të jenë në gjendje për të gjetur punë. Programi i kualifikimit zakonisht zgjat deri në një vit kohë të plotë, dhe pjesëmarrësit marrin mbështetje ekonomike për të marrë pjesë.

Ndërmarrjet mund të marrin ndihmë ekonomike, për të startuar me kurse për punëtorët që kanë nevojë për më shumë mësim në lexim, shkrim, matematikë dhe kompjuterë. Në këtë mënyrë, punëtorët bëhen të kualifikuar që ta mbajnë vendin e punës që ata e kanë, dhe për të kërkuar punë të tjera.