Martesa e detyruar
Martesa e detyruar
Nga Akti për martesën:
- Çdo person që është mbi 18 vjeç, jo i martuar dhe banues i ligjshëm në Norvegji mund të lidhë një martesë këtu.
- Martesat duhet të lidhen vullnetarisht. Gratë dhe burrat kanë të drejtë të barabartë të zgjedhin lirisht bashkëshortin e tyre. Kodi Penal thotë se çdo person, i cili detyron një person tjetër me dhunë, me privim lirie, me presion ose me kërcënime, që të lidhë martesë, mund të dënohet me burgim deri në gjashtë vjet. Ndihma dhe mbështetja e një martese të detyruar ndëshkohet në të njëjtën mënyrë.
- Dy persona të seksit të kundërt ose të të njëjtit seks mund të lidhin martesë.
Gjetja e një bashkëshorti
Martesa me dashuri: Çifti që do të martohet e kanë gjetur vetë njëri-tjetrin dhe vendosin të martohen.
Martesa e rregulluar: Prindërit ose familja luajnë një rol të rëndësishëm në gjetjen e një bashkëshorti për fëmijët e tyre. Fëmijët pranojnë zgjedhjen e prindërve të tyre.
Martesa e detyruar: Prindërit gjejnë një bashkëshort për fëmijët e tyre dhe bëjnë presion për t'u martuar. Detyrimi i një personi që të martohet është i paligjshëm në Norvegji. Kushdo që detyron ose i bën presion dikujt për t'u martuar mund të dënohet me burgim deri në gjashtë vjet. Martesa e detyruar nuk është e vlefshme sipas ligjit norvegjez. Dikush që detyrohet ose i ushtrohet presion për t'u martuar, mund të shkojë në një gjykatë norvegjeze dhe ta anulojë martesën. Kjo duhet të bëhet brenda pesë viteve martesë.
Diskutoni së bashku
- A ka një kufij të qartë mes tre llojeve të ndryshme të martesës?
- A mund ta përkufizojnë njerëzit ndryshe detyrimin?
Mina është 18 vjeç. Ajo erdhi në Norvegji me prindërit kur ishte dhjetë vjeç. Sapo ka mbaruar shkollën e mesme të lartë dhe mezi pret të studiojë. Ka aplikuar për të ndjekur një program inxhinierie dhe është duke pritur me padurim të zbulojë nëse do e fitojë një vend.
Ajo do që të martohet dhe të ketë fëmijë në një moment në të ardhmen. Natyrisht që dëshiron të vendosë vetë se kur do të martohet dhe me kë do të martohet. Megjithatë, prindërit e saj kanë filluar të flasin shumë për martesën. Ata po flasin për një të afërm në vendin e tyre, i cili do të ishte perfekt për Minën. Mina nuk po fle mirë. Ajo respekton dëshirat e prindërve, por gjithashtu dëshiron të vendosë vetë për jetën e saj.
- Diskutoni situatën e Minës.
- Si e shohin situatën prindërit e saj?
- Cila do të ishte zgjidhja më e mirë për këtë familje?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Kur ju lejohet që të martoheni në Norvegji?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Kush mund të martohet?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Çfarë lloj martese karakterizohet nga fakti që familja luan një rol të rëndësishëm në gjetjen e një bashkëshorti për fëmijët e tyre?
Zgjidhni e saktë ose e gabuar
Lexoni deklaratat. Cila është e saktë? Cila është e gabuar?