Shëndeti dentar
Shikoni filmin
Shëndeti dentar
- Si të rinjtë ashtu edhe personat në moshë madhore që kanë përfunduar shkollën fillore kanë të drejtën e arsimit të mesëm. Çfarë do të thotë kjo për shoqërinë? Çfarë na thotë kjo për pritshmërinë në jetën profesionale?
- Gjithnjë e më shumë njerëz në shoqërinë norvegjeze po ndjekin arsimin e lartë. Çfarë tregon kjo për pritshmërinë e punonjësve dhe mundësitë e punës në Norvegji?
- Fondi Shtetëror i Kredisë për Arsimin u krijua në vitin 1947. U krijua që të bënte të mundur që të gjithë të vazhdonin arsimin e lartë, pavarësisht prejardhjes. Fondi i Kredisë është një bankë dhe një pjesë e rëndësishme e shtetit të mirëqenies. Çfarë mendoni për skemën?
Shëndeti i dhëmbëve tek fëmijët
Prindërit janë përgjegjës për shëndetin e dhëmbëve të fëmijëve të tyre. Sheqeri i bën keq dhëmbëve. Shumë nga gjërat që hamë dhe pimë përmbajnë sheqer, p.sh. çokollata, biskota, pije të gazuara, lënge, kek dhe ëmbëlsira. Të gjithë duhet të lajnë dhëmbët dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Dhëmbët e dobët të qumështit mund të jenë tregues që dhëmbët e rinj të një fëmije do të jenë gjithashtu të dobët. Prandaj është e rëndësishme të kujdeseni për dhëmbët e fëmijëve që në moshë të re.
Diskutoni së bashku
- Diskutoni se çfarë është shëndeti i mirë i dhëmbëve.
- Sa shpesh mendoni se është e nevojshme të shkoni tek dentisti?
- Diskutoni lidhjen midis dietës dhe shëndetit të dhëmbëve.
- Çfarë mendoni për faktin që shteti paguan për trajtimin dentar të fëmijëve, por jo për atë të të rriturit?
- Në Norvegji, fëmijët i vendosin dhëmbët e qumështit që iu bien në një gotë me ujë. Zana e dhëmbëve vjen gjatë natës dhe vendos para në gotë. A jeni në dijeni të ndonjë zakoni të ngjashëm?
Plotësoni fjalinë
Fëmijët dhe të rinjtë thirren për kontrolle të rregullta dentare deri në moshën…
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Sa shpesh duhet të lani dhëmbët?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Kush paguan për shërbimin dentar?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Sa paguajnë të rinjtë në moshë madhore për shërbimet dentare?
Zgjidhni e saktë ose e gabuar
Lexoni deklaratat. Cila është e saktë? Cila është e gabuar?