Një jetë në Norvegji
Shikoni filmin
Jeta me fëmijë të vegjël
- Çfarë ngjashmërish dhe dallimesh ka midis jetës së dikujt në vendin tuaj dhe jetës së një norvegjezi në Norvegji?
- Çfarë ndikimi do të sjellë në jetën tuaj fakti që jetoni në Norvegji? Çfarë do të ndryshojë?
Njerëzit në Norvegji kanë natyrisht lloje të ndryshme jetese. Nuk ka dy njerëz të njëjtë. Sidoqoftë, mund të themi ca gjera për njerëzit që jetojnë në Norvegji.
- Çdo vit, në Norvegji lindin pak më shumë se pesëdhjetë mijë fëmijë dhe çdo grua lind mesatarisht 1.4 fëmijë (2023).
- Gratë norvegjeze janë mesatarisht 30 vjeçe kur lindin fëmijën e tyre të parë.
- Nuk është e zakonshme që djemtë të bëhen synet në Norvegji. Sidoqoftë, të bërit synet të vajzave është rreptësisht e ndaluar. Dënimi për kryerjen e një ndërhyrjeje të tillë, ose kontributi i dhënë për një gjë të tillë është burgim deri në 15 vjet. Mund të çojë gjithashtu në dëbim nga Norvegjia.
- Prindërit të cilët janë të dy të punësuar me të drejtë rroge, kanë të drejtën e një totali prej 61 javësh me ndihmë prindërore për lindjen e një fëmije (1.7.2024). Ju mund të gjeni informacion në lidhje me ndihmë prindërore në faqen e internetit të Administratës së Punës dhe Mirëqenies (NAV).
Kopshti, subvencione për kujdesin ndaj fëmijëve dhe përfitime për fëmijët
Prindërit paguajnë një tarifë për fëmijët që të shkojnë në kopsht. Prindërit që kanë fëmijë të moshës nga një deri në dy vjeç marrin subvencion për kujdesin e fëmijës nëse fëmija i tyre nuk shkon në kopësht. Prindërit gjithashtu marrin përfitim për fëmijë, për të gjithë fëmijët e tyre deri kur të mbushin moshën 18 vjeç.
Interneti
Diskutoni së bashku
- Pse shkojnë shumë fëmijë në Norvegji në kopsht?
- Diskutoni kopshtin dhe zhvillimin e gjuhës.
- Pse familjet me fëmijë të vegjël marrin subvencion për kujdesin e fëmijëve (kontantstøtte) dhe përfitim për fëmijën?
Mosha për të filluar shkollën dhe adoleshenca
Në Norvegji, fëmijët shkojnë në shkollën fillore (klasat e parë deri në të shtatë) dhe në shkollën e mesme të ulët (klasat e tetë deri në të dhjetë). Më shumë se 70 përqind e fëmijëve që ndjekin klasën e parë deri në të katërt, ndjekin programin e kohës së lirë në shkollë (SFO) para dhe pas orarit mësimor (2023/2024). Ky program shkollor për kohën e lirë është një shërbim vullnetar. Shkolla është falas, por si rregull prindërit paguajnë që fëmijët e tyre të ndjekin programin e kohës së lirë në shkollë.
Shumë fëmijë në Norvegji marrin pjesë në një ose më shumë aktivitete të organizuara për kohën e lirë. Shumë nga këto aktivitetet drejtohen nga prindërit në bazë vullnetare. Prindërit nuk paguhen për këtë shërbim.
Pothuajse të gjithë adoleshentët shkojnë në shkollën e mesme të lartë pasi të kenë mbaruar shkollën e mesme të ulët. Rreth gjysma e tyre zgjedhin një program studimesh të përgjithshme, ndërsa gjysma tjetër zgjedhin një program profesional. Pothuajse 80 përqind e nxënësve në shkollën e mesme të lartë e përfundojnë shkollën.
Një person konsiderohet në moshë madhore në Norvegji kur arrin moshën 18 vjeç. Pas kësaj moshe ka të drejtë të vendosë për veten. Personat që kanë moshë madhore mund të votojnë dhe të marrin leje drejtimi. Shumica e të rinjve largohen nga shtëpia për të shkuar në një universitet ose kolegj universitar, ose për të punuar, kur janë rreth të njëzetave. Shumica e atyre që studiojnë marrin një hua studentore dhe punojnë gjatë studimeve të tyre. Shumë prej tyre kanë një hua studentore prej më shumë se 300,000 NOK deri në përfundim të studimeve.
Diskutoni së bashku
- Cilat janë përfitimet nga programi i kohës së lirë në shkollë?
- Në cilat aktivitete të organizuara për kohën e lirë do të donit të merrnit pjesë ju dhe familja juaj në Norvegji?
- Çfarë do të thotë të kesh arritur moshën madhore?
- A e dini se cila është mosha madhore në vendet e tjera që ju njihni?
- Çfarë mendoni për sistemin e huasë studentore?
Jeta e të rriturve dhe dalja në pension
Në Norvegji, mosha mesatare e martesës për here të parë është midis tridhjetë dhe dyzet vjeç, si për burrat ashtu edhe për gratë. Shumica e njerëzve kanë bashkëjetuar për një kohë para se të martohen.
Është e zakonshme që burri dhe gruaja të punojnë jashtë shtëpisë dhe që gruaja dhe burri të ndajnë punët e shtëpisë. Sidoqoftë, gratë shpenzojnë shumë më tepër kohë çdo javë me punët e shtëpisë sesa burrat. Është e zakonshme të marrësh para hua nga banka për të blerë një shtëpi dhe një makinë. Mesatarisht, një familje e zakonshme me fëmijë ka një kredi prej më shumë se 2 milion NOK.
Mosha e pensionit në Norvegji është 67 si për burrat ashtu edhe për gratë. Shumë njerëz kanë mundësinë të dalin në pension para kësaj moshe, ndërsa të tjerët vendosin të punojnë deri në moshën 70 vjeç. Pensioni janë paratë që merrni kur dilni në pension. Paga që keni fituar gjatë punës përcakton se sa pension do të merrni. Njerëzit që nuk kanë qenë të punësuar me pagesë, siç janë shtëpiaket, marrin gjithashtu pension në moshën 67 vjeçare.
Shumë të moshuar në Norvegji bëjnë jetë aktive. Ata janë të përfshirë në organizata të ndryshme dhe kalojnë shumë kohë me familjen dhe miqtë. Njerëzit e moshuar shpesh kanë financa mjaft të mira. Shumë prej tyre kanë shlyer borxhet dhe nuk kanë pse të sigurojnë të ardhura për fëmijët e tyre.
Shumica e pensionistëve në moshë të madhe arrijnë të jetojnë në shtëpitë e tyre pa ndihmën e autoriteteve lokale. Një pjesë e vogël e pensionistëve në moshë të madhe marrin shërbim kujdesi shëndetësor në shtëpinë e tyre dhe/ose ndihmë në lidhje me aktivitetet e tyre të përditshme.
Shumica e njerëzve që vdesin në Norvegji ende varrosen në një varrezë, por një përqindje në rritje digjen. Disa varreza kanë zona të dedikuara për fe të ndryshme. Nëse personi që vdes ka një bashkëshort/e dhe fëmijë, ata trashëgojnë atë çfarë personi në fjalë posedonte. Gratë dhe burrat kanë të njëjtat të drejta trashëgimore. Trashëgimia i nënshtrohet rregullave të përcaktuara. Është gjithashtu e mundur të shkruhet një testament për një pjesë të trashëgimisë.
Diskutoni së bashku
- Diskutoni lidhjen mes pagës dhe pensionit.
- Si është të jesh pensionist në Norvegji në krahasim me vendet e tjera që njihni?
- Çfarë mendoni për disa varreza që kanë zona të dedikuara për fe të ndryshme?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Sa fëmijë lindin në Norvegji çdo vit?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Sa vjeç janë mesatarisht gratë norvegjeze kur lindin fëmijën e tyre të parë?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Cila është mosha e daljes në pension në Norvegji?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Zgjidhni e saktë ose e gabuar
Lexoni deklaratat. Cila është e saktë? Cila është e gabuar?
Klikoni mbi imazhin
Klikoni mbi personin e duhur në foto. Kur arrihet mosha madhore në Norvegji?