Gjuetia për punë
Shikoni filmin
Gjuetia për punë
Aplikimi dhe CV-ja
Edhe pse papunësia është e ulët në Norvegji, ende mund të ketë konkurrencë të fortë për vendet vakante. Nëse dëshironi të punoni, duhet të kërkoni për punë në mënyrë aktive. Është e rëndësishme të përdorni kontaktet dhe rrjetin tuaj dhe të tregoni se jeni të interesuar të punoni. Kur gjeni një punë për të cilën dëshironi të aplikoni, me shumë gjasa do ju duhet të paraqisni një aplikim dhe një CV.
Aplikimi është një letër ku shkruani pak për veten dhe kualifikimin tuaj. CV-ja është një dokument ku përshkruani shkurtimisht përvojën tuaj të punës dhe arsimin. Aplikimi dhe CV duhet të shkruhen në mënyrë korrekte në gjuhën norvegjeze. Të gjitha informacionet që jepni duhet të jenë të sakta. Është e rëndësishme që dokumentet të jenë të thjeshta për t’u kuptuar.
Një punëdhënës që do të punësojë një punonjës të ri do t'i kushtojë vëmendje personit që është më i përshtatshmi për punën. Ai ose ajo gjithashtu do të marrë parasysh natyrisht nëse personi në fjalë ka arsimin ose kualifikimet e duhura, por gjëra të tjera janë gjithashtu të rëndësishme.
A ka personi që do të punësohet:
- përvojë
- referenca të mira
- një personalitet që do t'i përshtatet mjedisit të punës
- cilësi që i përshtaten pozicionit
Intervista
Para se një punëdhënës të vendosë se cilin person do të marrë në punë, normalisht do të thërrasë kandidatët në një ose më shumë intervista. Në intervistë, personi që ka aplikuar për punë ka mundësinë të prezantojë veten dhe personi përgjegjës për punësimin do të krijojë një përshtypje për kandidatin. Të dyja palët mund të bëjnë pyetje.
Këshilla për intervistë:
- Informohuni se ku do të zhvillohet intervista dhe si të shkoni atje.
- Mendoni për rrobat që do të vishni dhe çfarë përshtypje doni të lini.
- Mbërrini në kohën e duhur.
- Një shtrëngim duarsh i fortë dhe kontakti me sy janë të rëndësishme.
- Jini pozitiv, buzëqeshni dhe përpiquni të krijoni një raport me intervistuesit.
Diskutoni së bashku
- A janë të rëndësishme në vendin tuaj aplikimet e shkruara?
- Diskutoni se çfarë duhet të përfshini në një aplikim me shkrim.
- Cilat janë pyetjet e duhura për të shtruar në një intervistë dhe për çfarë duhet të shmangni?
- Diskutoni se çfarë duhet të vishni në një intervistë.
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Çfarë është një aplikim për punë?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Çfarë është një CV?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Kush mund të bëjë pyetje në një intervistë pune?
Zgjidhni e saktë ose e gabuar
Lexoni deklaratat. Cila është e saktë? Cila është e gabuar?
Zgjidhni e saktë ose e gabuar
Lexoni deklaratat. Cila është e saktë? Cila është e gabuar?