Identiteti
Shikoni filmin
Identiteti
Mënyra se si e perceptojmë veten shpesh quhet identitet. Identiteti formohet nga karakteristikat tona dhe tiparet e personalitetit. Faktorët shoqërorë si vendi ku jetojmë, personat me të cilët kalojmë kohë dhe interesat tona gjithashtu luajnë rol.
Identiteti seksual
Me kë ne biem në dashuri dhe na tërheq seksualisht na ndihmon të përcaktojmë identitetin tonë seksual. Disa njerëz e përkufizojnë veten si heteroseksualë ose homoseksualë, ndërsa të tjerët nuk duan ta përcaktojnë orientimin e tyre seksual si diçka fikse.
Identiteti gjinor
Gjinia është pjesë e identitetit tonë. Fiziologjia, tradicionalisht ka përcaktuar gjininë tonë në lindje si djalë apo vajzë. Kjo është përforcuar nga modele të qarta të roleve gjinore. Sot, ka një këndvështrim më të hapur rreth këtyre klasifikimeve që nuk janë të përshtatshme për të gjithë dhe sesi disa njerëz dëshirojnë ta përkufizojnë veten ndryshe nga gjinia me të cilën kanë lindur, ose si diçka të ndërmjetme midis dy gjinive tradicionale. Shprehja gjinore është termi që ne përdorim për mënyrën sesi njerëzit vishen ose shprehin gjininë e tyre.
Diskutoni së bashku
- Diskutoni lidhjen midis identitetit dhe diversitetit.
- Cilat janë disavantazhet e ndarjes së gjinisë në dy kategori? A ka ndonjë avantazh?
- Me çfarë e lidhni termin 'shprehje gjinore'?
- Cilat mendoni se janë sfidat për një person që thyen perceptimin tradicional të gjinisë dhe seksualitetit?
- "LGBTQI+" përdoret shpesh për personat që thyejnë normat për gjininë dhe seksualitetin. Zbuloni se çfarë përfaqësojnë shkronjat e shkurtimit.
Plotësoni fjalinë
Identiteti ynë formohet nga karakteristikat tona dhe nga…
Plotësoni fjalinë
Me kë dashuroheni dhe tërhiqeni seksualisht, është tregues për…
Plotësoni fjalinë
Mënyra se si visheni ose mënyra të tjera të shprehjes së gjinisë, ne i quajmë…
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Çfarë mund ta ketë forcuar shprehjen e gjinisë tonë fiziologjike?
Zgjidhni e saktë ose e gabuar
Lexoni deklaratat. Cila është e saktë? Cila është e gabuar?