Zhvendosja në një vend të ri
Zhvendosja në një vend të ri
Sebene: Jam shumë e lumtur që më në fund kemi ardhur në Norvegji. Këtu është shumë mirë dhe ndjej se tani e ardhmja është e sigurt, për ne dhe për fëmijët.
Amaniel: Mirë këtu? Jam lodhur duke qëndruar në një vend të çuditshëm. Gjithçka është kaq e vështirë. Asgjë s’po funksionon. Unë nuk kam punë, nuk e kuptoj gjuhën dhe kam nevojë për ndihmë për gjithçka. Njerëzit këtu sillen kaq çuditshëm. Mendojnë krejtësisht ndryshe nga unë.
Sebene: Mendova se gjithçka po shkonte mirë.
Amaniel: Gjërat ishin shumë më mirë disa javë më parë. Nuk e kuptoja se sa kishte ndryshuar jeta në të vërtetë. Ne kemi humbur shumë: familjen, miqtë, traditat dhe gjuhën tonë.
Diçka ndodh me njerëzit që zhvendosen në një vend të ri. Shpesh ata kalojnë në diçka që ne e quajmë një proces emigrimi mendor me tre faza. Se sa kohë zgjasin fazat është e ndryshme nga një person tek tjetri.
Faza 1
Zakonisht në fillim ndiheni të lumtur dhe optimistë. Shpesh është një kohë shumë e ngarkuar. Keni shumë gjëra për të zgjidhur dhe është emocionuese sepse gjithçka është e re për ju. Njerëzit priren të mendojnë më shumë për mundësitë e reja që kanë fituar dhe më pak për atë që kanë lënë pas apo kanë humbur.
Faza 2
Pas disa ditësh, javësh ose muajsh, shumica e njerëzve zbulojnë se jeta në vendin e ri është e vështirë. Ata befas bëhen të vetëdijshëm për pasojat e zhvendosjes. Çdo gjë e panjohur në vendin e ri mund t'i bëjë të ndjehen të pasigurt. Njerëzit lodhen, ju vjen në majë të hundës që asgjë nuk është më si më parë dhe fillon t’ju mungojë jeta që kanë pasur.
Faza 3
Pas një farë kohe, jeta fillon të bëhet përsëri më e lehtë për shumicën e njerëzve. Ata kuptojnë më shumë, si në lidhje me gjuhën ashtu edhe me sistemin e vendit të ri. E ardhmja duket më e ndritshme. E kanë pranuar zhvendosjen. Gradualisht, fillojnë të njohin aspektet pozitive të jetës dhe të vlerave në vendin e ri. Kur kjo kombinohet me vlerat dhe mendimin që kanë sjellë me vete nga vendi i tyre, fillojnë të gjejnë vendin në shoqërinë e re.
Diskutoni së bashku
- Si janë Amaniel dhe Sebene? A e shihni veten në ato çfarë thonë?
- Amaniel thotë se ka humbur shumë. Çfarë do të thotë kjo për shëndetin e tij?
- A do t'i përjetojë ndryshe fazat një person që është zhvendosur në mënyrë të pavullnetshme në një vend të ri, në krahasim me një person që ka lëvizur vullnetarisht?
- Si do të jetë jeta në një familje, ku anëtarët e familjes po përjetojnë faza të ndryshme në periudha të ndryshme?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Sa faza ka një proces imigrimi mendor?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Cila fazë karakterizohet nga fakti se…
- jeta në vendin e ri duket e vështirë
- personi kupton pasojat e zhvendosjes
- dikujt i mungon jeta e mëparshme
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Sa zgjasin fazat e ndryshme?
Plotësoni fjalinë
Kur arrini të absorboni atë që është pozitive për jetën dhe vlerat e vendit të ri, e kombinuar me vlerat dhe mendimet që keni marrë nga vendi juaj…
Zgjidhni e saktë ose e gabuar
Lexoni deklaratat. Cila është e saktë? Cila është e gabuar?