Shtëpi
Shikoni filmin
Shtëpi
Shtëpi
Ka midis 2,7 dhe 3 milion shtëpi në Norvegji. Afërsisht gjysma e tyre janë shtëpi për një familje. Në qytetet e mëdha si Oslo, shumë prej njësive të banimit ndodhen në blloqe apartamentesh. Në bashkitë e vogla, pjesa më e madhe e shtëpive shpesh janë shtëpi me një njësi të vetme familjare. Rreth 82 përqind e familjeve zotërojnë shtëpinë e tyre, ndërsa 18 përqind e familjeve kanë shtëpi me qira.
- Njësi/shtëpi bashkëpronësisë me pronësi të veçantë: Ju zotëroni shtëpinë tuaj. Mund ta rinovoni dhe jepni me qira pa pasur nevojë të pyesni askënd. Ju paguani të gjitha shpenzimet në lidhje me shtëpinë tuaj (taksat bashkiake, sigurimin e shtëpisë dhe shpenzimet e mirëmbajtjes). Ju financoni vetë blerjen e shtëpisë.
- Strehim i përbashkët: Ju zotëroni një pjesë në një strehim të përbashkët. Keni të drejtë ekskluzive për të përdorur shtëpinë. Duhet të respektoni rregullat dhe statutet e strehimit të përbashkët. Paguani një depozitë kur blini apartamentin, të cilin e financoni vetë. Gjithashtu paguani qira çdo muaj. Qiraja mbulon pjesën tuaj të borxhit për strehimin e përbashkët, taksat bashkiake dhe sigurimin e shtëpisë.
Financimi
Blerja e një shtëpie kushton shumë para dhe shumica e njerëzve huazojnë para nga banka. Njerëzit paguajnë zakonisht huanë çdo muaj për shumë vite. Nuk është e mundur të huazojmë të gjithë vlerën e blerjes nga banka. Duhet të kemi ca para edhe vetë. Ky quhet "kapitali/fondet vetjake". Rregulli kryesor është që ne duhet të kemi kursyer 15 përqind të çmimit të blerjes. Është e mundur të marrim hua 85 përqind të çmimit të blerjes nga banka. Sidoqoftë, njerëzit duhet të kenë të ardhura të rregullta ose siguri tjetër financiare për t'u lejuar të marrin para hua nga banka. Banka duhet të jetë e sigurt që njerëzit janë në gjendje të paguajnë këstet dhe interesat.
Diskutoni së bashku
- Flisni për avantazhet dhe disavantazhet e zotërimit ose marrjes me qira të shtëpisë tuaj.
- Flisni për ndryshimet mes shtëpive të bashkëpronësisë me pronësi të veçantë dhe shtëpive në strehim të përbashkët.
- Çfarë mendoni për huazimin e parave nga banka? Çfarë përfshin?
- Mund të shkoni në finn.no ose në një faqe tjetër në internet dhe të shikoni pronat në shitje në zonën ku banoni. Çfarë lloj pronash shihni? Sa kushtojnë?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Sa shtëpi ka në Norvegji?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Çfarë forme strehimi është nëse ju:
- keni të drejtë ekskluzive për të përdorur shtëpinë tuaj
- duhet të respektoni rregullat dhe statutet
- duhet të paguani një depozitë kur blini apartamentin
- duhet të paguani qira çdo muaj
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Sa përqind të çmimit të blerjes duhet të kemi kur blejmë një shtëpi? Sa mund të marrim hua nga banka?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Çfarë e karakterizon një njësi/shtëpi bashkëpronësie me pronësi të veçantë?
Zgjidhni e saktë ose e gabuar
Lexoni deklaratat. Cila është e saktë? Cila është e gabuar?