Pakica dhe shumica në Norvegji
Pakica dhe shumica në Norvegji
Njerëzit kanë lëvizur gjithmonë nëpër botë. Një shembull i fundit është emigrimi nga Evropa në Amerikë. Më shumë se 30 milionë evropianë u shpërngulën nga viti 1820 deri në vitin 1930. Përafësisht tetëqind mijë persona emigruan vetëm nga Norvegjia.
Shumica e njerëzve që jetojnë në Norvegji janë me origjinë norvegjeze. Shumë emigrantë kanë ardhur në Norvegji në 60 vitet e fundit. Disa kanë ardhur si refugjatë dhe të tjerë kanë ardhur për të gjetur punë. Ata kanë ardhur nga Evropa dhe nga pjesë të tjera të botës.
Në vitin 2024, pothuajse 5.5 milion njerëz jetojnë në Norvegji. Мë shumë se një milion prej tyre kanë lindur jashtë vendit ose kanë prindër që kanë lindur jashtë vendit. Kjo përbën përafërsisht 20 përqind të popullsisë Norvegjeze. Rreth gjysma e emigrantëve në Norvegji kanë nënshtetësi norvegjeze. Grupet më të mëdha të emigrantëve janë nga Polonia, Lituania, Ukrainë, Suedia dhe Siria. Ka emigrantë që jetojnë në të gjitha bashkitë në Norvegji. Sidoqoftë, në qytete jetojnë më shumë emigrantë sesa në fshat.
Pakicat kombëtare
Disa grupe etnike që jetojnë në Norvegji kanë një lidhje me vendin që daton shekuj më parë. Ne i quajmë këto grupe pakica kombëtare. Këto pakica kombëtare janë:
- Laponët (sami)
- Hebrenjtë
- Kven (finlandezët e Norvegjisë)
- Finlandezët e pyjeve
- Romët (ciganët)
- Romani/tater
Burimi: regjeringen.no
Norvegjia ratifikoi një marrëveshje për të drejtat e pakicave kombëtare në vitin 1999. Kjo marrëveshje përcakton që qeveria qendrore është e detyruar t'u japë mundësi njerëzve që i përkasin pakicave kombëtare të ruajnë dhe zhvillojnë kulturën e tyre, përfshirë fenë, gjuhën, traditat dhe trashëgiminë kulturore.
Integrimi
Qëllimi politik i Norvegjisë është që të jetë një shoqëri ku shumica dhe pakicat të mund të bashkëjetojnë mirë dhe të ndiejnë një ndjenjë përkatësie dhe lidhje me vendin ku jetojmë të gjithë. Qëllimi kryesor i politikës së integrimit është që emigrantët dhe fëmijët e tyre të mund të japin kontributin e tyre në shoqëri në përputhje me shumicën e popullsisë. Një nga çelësat për të siguruar këtë është që të gjithë ata që jetojnë në Norvegji të zotërojnë mirë gjuhën norvegjeze.
Diskutoni së bashku
- A ka shumë imigrim apo emigrim nga vendi juaj i origjinës?
- Pse njerëzit lëvizin nga vendet e tyre?
- Pse mendoni se jetojnë më shumë emigrantë në qytete sesa në fshatra?
- Në disa qytete, ka zona qyteti ku një pjesë e madhe e banorëve janë emigrantë. Pse mendoni se ndodh kjo? A mendoni se kjo është një gjë pozitive? Pse po ose pse jo?
- A duhet që emigrantët të mësojnë gjuhën e vendit ku shkojnë? Pse po ose pse jo?
- A duhet që emigrantët të fillojnë të mendojnë ose të jetojnë si njerëzit vendas? Pse po ose pse jo?
- A ka pakica kombëtare në vendin tuaj?
- Flisni për përgjegjësinë e qeverisë qendrore për të ndërmarrë hapa për të ruajtur kulturën e pakicave kombëtare.
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Përafërsisht sa banorë të Norvegjisë kanë lindur jashtë vendit ose kanë prindër që kanë lindur jashtë vendit?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Ku jetojnë shumica e emigrantëve?
Plotësoni fjalinë
Në mënyrë që emigrantët të jenë në gjendje të japin kontributin e tyre, është e rëndësishme që ata të kenë…
Zgjidhni e saktë ose e gabuar
Lexoni deklaratat. Cila është e saktë? Cila është e gabuar?
Zgjidhni e saktë ose e gabuar
Lexoni deklaratat. Cila është e saktë? Cila është e gabuar?