Shkolla fillore dhe ajo e mesme e ulët
Shkolla fillore dhe ajo e mesme e ulët
Fakte rreth shkollës fillore dhe asaj të mesme të ulët në Norvegji:
- Të gjithë fëmijët në Norvegji kanë të drejtë të ndjekin 13 vite arsim. Arsimi fillor dhe i mesëm i ulët është dhjetë vjeçar.
- Grunnskole (shkolla fillore dhe e mesme e ulët) është e detyrueshme dhe pa pagesë.
Fëmijët fillojnë shkollën në gusht të vitit në të cilin mbushin gjashtë vjeç. - Niveli i "grunnskole" ndahet në shkollën fillore (klasat 1-7) dhe shkollën e mesme të ulët (klasat 8-10).
- Në shkollën fillore, nxënësit marrin vlerësim me gojë ose me shkrim, por nuk marrin nota.
- Në shkollën e mesme të ulët, nxënësit marrin vlerësim me nota. Niveli i notave është 1-6, ku 6 është nota më e lartë.
- Nxënësit gjithashtu marrin nota për rregullsinë dhe sjelljen në shkollën e mesme të ulët. Tre notat janë: mirë, kënaqshëm dhe dobët.
- Të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta shkojnë automatikisht në vitin e ardhshëm pas pushimeve verore. Asnjë fëmijë nuk ndjek të njëjtin vit shkollor dy herë.
- Nxënësit nuk mbajnë uniformë shkolle.
- Ndëshkimi fizik është i ndaluar në Norvegji, si në shkollë ashtu edhe në shtëpi.
- Disa mësime zhvillohen jashtë ndërtesës së shkollës. Shembujt përfshijnë shëtitjet, kampin shkollor, mësimet e notit dhe vizitat në muze.
- Pjesa më e madhe e fëmjëve në Norvegji shkojnë në shkolla publike, por rreth pesë përqind shkojnë në shkolla fillore private. Atëherë prindërit paguajnë një tarifë të përdoruesit (një përqindje fikse të çmimit).
- Lëndët që zhvillohen në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët janë matematika, Norvegjisht, Anglisht, gjuhë të huaja, studime të natyrës, studime sociale, edukim fizik, njohuri për krishterimin, feja, filozofia e jetës dhe etikës (KRLE), arti dhe zanati, muzika, ushqimi dhe shëndeti dhe lëndët me zgjedhje.
Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta janë të organizuara në të njëjtën mënyrë në të gjithë Norvegjinë dhe aplikohet i njëjti plan mësimor për të gjithë nxënësit. Kurrikulat kombëtare miratohen nga politikanët në Storting. Kjo do të thotë që nxënësit do të marrin pak a shumë të njëjtin arsim pavarësisht se në cilën bashki jetojnë.
Ashtu si për kopshtet, deklarata e qëllimit të shkollave norvegjeze thotë se duhet të ndërtojnë vlerat themelore të trashëgimisë e traditës kristiane dhe humaniste, siç është respekti për dinjitetin njerëzor dhe natyrën. Ato gjithashtu bazohen në lirinë intelektuale, bamirësinë, faljen, barazinë dhe solidaritetin.
Nxënësit në shkollat në Norvegji punojnë shumë në grupe dhe shpesh bëjnë punë projektesh. Kështu fëmijët mësojnë të punojnë së bashku me të tjerët dhe të jenë të kujdesshëm për njëri-tjetrin.
Të gjithë fëmijët në arsimin norvegjez fillor dhe të mesëm të ulët kanë të njëjtën të drejtë për arsimim. Nxënësit që kanë nevojë për ndihmë shtesë do ta marrin këtë ndihmë. Nxënësit nuk duhet të trajtohen ndryshe për shkak të vendit ku jetojnë, prejardhjes së tyre familjare ose gjinisë. Ka shumë pak shkolla speciale në Norvegji. Shumica e fëmijëve marrin ndihmën e nevojshme në shkollën pranë vendit ku jetojnë.
Diskutoni së bashku
- Në çfarë mënyrash sistemi shkollor në Norvegji është i ngjashëm/i ndryshëm nga sistemi shkollor me të cilin jeni njohur ju?
- Çfarë mendoni për vlerat e përcaktuara në deklaratën e qëllimit të shkollave?
- Diskutoni notat në shkollë.
- Diskutoni përdorimin e uniformave në shkollë.
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Kur fillojnë fëmijët të shkojnë në shkollë?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Sa përqind e fëmijëve shkojnë në shkollë private në Norvegji?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
INë shkollën e mesme të ulët, nxënësit marrin nota për rregullsinë dhe sjelljen. Çfarë notash mund të marrin?
Zgjidhni e saktë ose e gabuar
Lexoni deklaratat. Cila është e saktë? Cila është e gabuar?
Zgjidhni e saktë ose e gabuar
Lexoni deklaratat. Cila është e saktë? Cila është e gabuar?