Ditët me shkronja të kuqe dhe festat publike

Ditët me shkronja të kuqe dhe festat publike
Dita e Vitit te Ri

Dita e parë e vitit është 1 janari. Ne e quajmë Dita e Vitit të Ri. Dyqanet dhe shkollat janë të mbyllura, dhe shumica e njerëzve e kanë ditë pushimi në punë.
Dita Kombëtare Sami

Më 6 shkurt, Samit në Finlandë, Norvegji, Rusi dhe Suedi festojnë Ditën Kombëtare të Samit. Është një festë zyrtare e ngritjes së flamurit, por nuk është festë publike.
Dita e Gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet më 8 mars. U festua për herë të parë në vitin 1915. Në vitet 1970, shumë njerëz u përfshinë në luftën për barazinë dhe të drejtat e grave prandaj Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet çdo vit në Norvegji që nga viti 1972. Disa njerëz marshojnë në rrugë më 8 mars, mbahen fjalime dhe bëhen përpjekje. 8 marsi nuk është festë publike.
Pashkët

Pashkët janë në mars ose në prill. Datat e sakta ndryshojnë nga viti në vit. Pashkët janë një festim i krishterë që bëhet për të përkujtuar vdekjen dhe ringjalljen e Jezu Krishtit. Për shumë njerëz që jetojnë në Norvegji, Pashkët nuk kanë të bëjnë kryesisht me fenë, por me faktin që kanë disa ditë pushimi pas një dimri të gjatë.
E Enjtja e Madhe, e Premtja e Madhe, e Diela e Pashkëve dhe e Hëna e Pashkëve janë festa publike. Dyqanet janë të mbyllura dhe shumica e njerëzve nuk punojnë këto ditë. Nxënësit e shkollave e kanë pushim të gjitha ditët e Pashkës dhe shumë punonjës marrin pushime shtesë përveç festave publike.
Dita e Ngjitjes dhe Festa e Rrëshajëve

Dita e Ngjitjes dhe Festa e Rrëshajëve janë dy festa të tjera të krishtera. Dita e Ngjitjes është ditë të enjte, 40 ditë pas Pashkëve dhe Festa e Rrëshajëve festohet dhjetë ditë më vonë. Dita e Ngjitjes dhe Festa e Rrëshajëve janë festa publike për shumë njerëz dhe dyqanet janë të mbyllura.
Dita e Punëtorëve

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve festohet më 1 maj. Shumë njerëz marshojnë në rrugë në mbështetje të kauzave politike ku përfshihen. Dita e Punëtorëve është një festë publike dhe dyqanet janë të mbyllura.
Dita Kombëtare e Norvegjisë

Dita Kombëtare e Norvegjisë është 17 maji. Festohet nënshkrimi i kushtetutës norvegjeze më 17 maj 1814. Dita e Kushtetutës është para së gjithash një ditë për fëmijët. Pothuajse të gjithë fëmijët e kopshtit dhe të shkollës vishen dhe marrin pjesë në parada ku valëvitin flamurin norvegje dhe këndojnë. Banda e marshimit me uniforma shumëngjyrëshe udhëheqin paradat. Shumë fëmijë marrin pjesë në grupe të tilla marshimi.
Fëmijëve shpesh ju lejohet të hanë sa kasata dhe hot dot që të duan. Fëmijët në Norvegji mezi presin 17 majin. Është festë publike dhe dyqanet janë të mbyllura.
Krishtlindjet

Në dhjetor, shumica e njerëzve në Norvegji festojnë Krishtlindjet. Krishtlindja është një festë e krishterë që shënon lindjen e Jezu Krishtit. Krishtlindjet dhe festimet e Krishtlindjeve janë një traditë e rëndësishme për shumë njerëz. Kryesisht është një festë familjare.
Ne quajmë 24 dhjetorin Natën e Krishtlindjeve. Në prag të Krishtlindjeve, është e zakonshme të hani një darkë tradicionale Krishtlindjesh së bashku me familjen. Zona të ndryshme të vendit kanë tradita të ndryshme. Shumica e njerëzve kanë traditat e tyre për të cilat ata mendojnë se është e rëndësishme t’i vazhdojnë. Zakonisht i japin njëri-tjetrit dhurata në prag të Krishtlindjeve – dhurata Krishtlindjesh.
Dita e parë dhe e dytë e Krishtlindjeve janë festa publike. Dyqanet janë të mbyllura dhe shumica e njerëzve nuk punojnë. Nxënësit e shkollës kanë ditë pushimi gjatë gjithë Krishtlindjeve dhe shumë punonjës marrin pushime shtesë përveç festave publike.
Nata e Vitit të Ri

Dita e fundit e vitit është 31 dhjetori. Kjo ditë quhet Nata e Vitit të Ri dhe shumë njerëz e festojnë me familjen dhe me miqtë. Në mesnatë, piroteknika dhe fishekzjarrët ndriçojnë qiellin e errët të natës. Viti i Ri nuk është një festë publike.
Traditat dhe ditët e paharrueshme që nuk ndjekin kalendarin: ditëlindjet, dasmat, pagëzimet, konfirmimet dhe funeralet.
Diskutoni së bashku

- Cilat ditë me shkronja të kuqe njihni? A jeni mësuar tashmë që këto ditë të festohen?
- Pse njerëzit festojnë ditë të ndryshme me shkronja të kuqe?
- Cilat ditë me shkronja të kuqe janë të rëndësishme për ju? Si do të ndryshojë mënyra se si i festoni këto ditë tani që jetoni në Norvegji?
- A mendoni se ditët tipike norvegjeze me shkronja të kuqe mund të bëhen të rëndësishme për ju pas njëfarë kohe?




Zgjidhni përgjigjen e saktë
Cilat ditë nuk janë festa publike?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Kur është Dita Kombëtare e Norvegjisë?
Zgjidhni përgjigjen e saktë
Si e quajmë ditën e fundit të vitit?
Zgjidhni e saktë ose e gabuar
Lexoni deklaratat. Cila është e saktë? Cila është e gabuar?
Zgjidhni e saktë ose e gabuar
Lexoni deklaratat. Cila është e saktë? Cila është e gabuar?
Zgjidhni imazhin e saktë
Cila nga ditët me shkronja të kuqe është zyrtarisht festë publike në Norvegji?