Shëndeti

  • Çfarë do të thotë shëndet i mirë për ju?
  • Kush është përgjegjës për shëndetin e banorëve të një vendi?
  • Çfarë mund të bëjmë për t'u kujdesur për shëndetin tonë?
  • Të kujdesesh për shëndetin tënd, a do të thotë që duhet të mendosh për gjëra të tjera kur jeton në Norvegji në krahasim me vendin tënd?
  • Çfarë pritshmërish keni kur shkoni te mjeku?
  • Në cilat situata mendoni se është e nevojshme të shkoni tek mjeku?

Shëndet i mirë – më shumë sesa thjesht të mos jesh i sëmurë?

Disa njerëz do të thonë se të kesh shëndet të mirë do të thotë të mos jesh i sëmurë. Të tjerë thonë se shëndet i mirë do të thotë të kesh ndjesinë e mirëqenies dhe të shijosh jetën. Të dyja janë përkufizime të sakta për shëndetin e mirë. Përkufizimi i parë ndoshta dominon në shoqëritë ku sëmundjet serioze dhe varfëria janë të përhapura. Në shoqëri të tjera, ku ilaçet janë të disponueshme për shumicën e sëmundjeve dhe ndihma e nevojshme mjekësore është në dispozicion për të gjithë, shumë njerëz mendojnë se shëndeti i mirë do të thotë më shumë sesa thjesht të qenit i shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht.

Kush është përgjegjës për shëndetin tonë?

Njerëzit më parë mendonin se shërbimi shëndetësor ishte përgjegjës për shëndetin e pacientëve. Vitet e fundit, është bërë më e zakonshme të mendojmë se ne jemi vetë përgjegjës për shëndetin tonë. Mënyra se si zgjedhim të jetojmë jetën tonë ka ndikim në shëndetin tonë. Shërbimet shëndetësore janë përgjegjëse për ofrimin e këshillave dhe udhëzimeve, por është përgjegjësia jonë që të ndjekim këshillat. Ju mund të gjeni informacion në lidhje me parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve në internet, në zyrën e mjekut ose në një farmaci.

Aygül: Kam hundë të zëna dhe dhimbje koke.
Doktori: Me siguri jeni ftohur. Po dhimbje fyti a keni?
Aygül: Jo, por kam një kollë të lehtë.
Doktori: Kjo do të largohet ndoshta brenda një jave. Nëse nuk jeni përmirësuar deri në fund të javës tjetër, mund të rezervoni sërish një takim.
Aygül: Nuk do të marr ndonjë ilaç?

Në shumë vende, pacientët janë mësuar që mjeku të jetë një figurë autoritare që vendos për trajtimin e pacientit. Disa pacientë mund të jenë mësuar që të mos largohen kurrë nga mjeku pa marrë ilaçe. Në Norvegji, mjekët zakonisht diskutojnë opsione të ndryshme trajtimi dhe mënyrën e ndjekjes me pacientët e tyre.

Tips til undervisningen

Snakk sammen

Stikkord til diskusjonen: ha energi og overskudd, ikke være syk, føle velvære, fysisk kontra psykisk helse, bruk av medisiner, kroniske sykdommer, forebygging, livsstil, kosthold, trening, alkoholvaner, tobakk, informasjon, tannhelse, smittevern, økonomiens betydning for valgmulighetene, påkledning, forkjølelse

Snakk sammen om deltakernes forventninger til legebesøk, hva de er vant til fra tidligere og hva de kan forvente i Norge.

Snakk om kunstverket

Maleri. Mor ved sengen til sin syke datter.
Foto: Nasjonalmuseet/Børre Høstland «Det syke barn» malt av Edvard Munch (1885–1886).

Tips til undervisninga

Snakk saman

Stikkord til diskusjonen: ha energi og overskot, ikkje vere sjuk, kjenne velvære, fysisk kontra psykisk helse, medisinbruk, kroniske sjukdomar, førebygging, livsstil, kosthald, trening, alkoholvanar, tobakk, informasjon, tannhelse, smittevern, kva økonomi har å seie for ein person sine valmoglegheiter, påklednad, forkjøling

Snakk saman om kva deltakarane ventar seg av eit legebesøk, kva dei er vane med frå før og kva dei kan vente i Noreg.

Snakk om kunstverket

Maleri. Mor ved sengen til sin syke datter.
Foto: Nasjonalmuseet/Børre Høstland «Det syke barn» malt av Edvard Munch (1885–1886).